GMA Transmission Drejtuar nga saktësia. Të përqendruar në cilësi. Ndërtuar për profesionistë.
Për më shumë se 20 vjet GMA Service, ështe një nga qendrat më të besueshme në Shqipëri për riparimin e kambiove automatike. Profesionistët tanë me mbi 20 vjet eksperiencë kujdesen që të identifikojnë dhe zgjidhin çdo problem, duke garantuar funksionim të rregullt dhe jetëgjatësi të kambios. Duke punuar çdo ditë drejtpërdrejt me automjetet dhe sistemet e transmisionit, pamë nga afër boshllëqet në tregun lokal të pjesëve: disponueshmëri të kufizuar dhe cilësi të paqëndrueshme. Kjo sfidë e përditshme na frymëzoi të hedhim hapin tjetër.
Në vitin 2025, ne zyrtarisht lançuam GMA Transmission — një dyqan i dedikuar që furnizon pjesë transmisioni për mekanikë, auto servise dhe rishitës në të gjithë Shqipërinë dhe më gjerë.
Sot, GMA Transmission është këtu jo vetëm për të shitur, por për të mbështetur — me ekspertizë, besim dhe një vizion afatgjatë për një shërbim më të mirë në industrinë e transmisionit automatik.
SHëRBIMET TONA Diagnostikim dhe Revizion për të gjitha modelet e Kambiove Automatike
PROFESIONALIZËM I NDËRTUAR NGA PRAKTIKA